Ndodh edhe kështu/ E kapin duke vjedhur, policët i paguajnë ushqimet gruas dhe e lirojnë

Ndodh edhe kështu/ E kapin duke vjedhur, policët i paguajnë ushqimet gruas dhe e lirojnë

09:36, 10/07/2019
A+ Aa A-

Tre oficerë të policisë së Neë York ishin në krye të detyrës në Neë York më 4 korrik kur i ndalën në një supermarket. Rojet e sigurisë u thanë policëve se një grua vodhi ushqime. Por reagimi i oficerëve ishte befasues. Në vend që të arrestonin gruan për vjedhjen e ushqimeve vendosën që t’ia paguanin në supermarket.

Policët e identifikuar si Louis Sojo, Esnaidy Cuevas dhe Michael Rivera e lanë gruan të lirë.

Pasi u thirrën nga rojet e sigurisë, policët iu afruan gruas dhe e pyetën: “Çfarë po ndodh?”

Dhe ajo iu përgjigj: “Jam e uritur.”

“Pashë në çantën e saj,”-tha Sojo dhe më pas vendosën që ti paguanin ushqimin.

Sojo shtoi se roja i sigurisë ishte tronditur nga reagimi i oficerëve por i çoi më pas tek arka për të paguar ushqimet e gruas.

“Në atë moment ajo ishte shumë e emocionuar,”-tha polici. “Na falënderoi por ishte ngeli pa fjalë nga ajo që ndodhi.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco