FOTO/ Me gruan në makinë, babai i 3 fëmijëve i del trenit përpara

FOTO/ Me gruan në makinë, babai i 3 fëmijëve i del trenit përpara

22:36, 09/07/2019
A+ Aa A-

Një çift bashkëshortësh humbën tragjikisht jetën pasi u përplasën nga treni.

Markus Leitner udhëtoi me makinën e familjes, brenda së cilës ndodhej edhe bashkëshortja e tij Nikoleta, në një kryqëzim hekurudhor në Leibnitz, në jug të Austrisë.

Një tren mallrash e përplasi automjetin, duke lënë të vrarë në vend bashkëshortët 32 dhe 29-vjeçe. Nga kjo tragjedi mbetën jetimë 3 fëmijë, mes tyre një foshnje.

Mediat lokale thonë se kryqëzimi hekurudhor nuk kishte barrierë, por dritat paralajmëruese funksiononin në momentin që ndodhi ngjarja.

Drejtuesi i trenit tregoi se Markus e ndaloi makinën përpara se të mbërrite në shinat e trenit. Më pas ai i dha gaz papritur mjetit duke i dalë trenit para.

Sipas asaj që shkruan Mirror, një ditë para ngjarjes, Nikoleta kishte shkruar në Facebook se po largohej nga Austria drejt Monakos. Mbetet e paqartë nëse bashëkshorti i saj planifikonte të zhvendosej bashkë me të.

Teksa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, zëdhënësi i policisë Fritz Grundnig tha se dyshimet janë që gruaja u vra nga bashkëshorti, i cili vendosi gjithashtu të vetëflijohej.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco