Truprojat e Erdogan përleshen me Policinë boshnjake në aeroportin e Sarajevës

Truprojat e Erdogan përleshen me Policinë boshnjake në aeroportin e Sarajevës

07:33, 09/07/2019
A+ Aa A-

Autoritetet boshnjake thanë se ekipi i sigurisë të Presidentit turk Erdogan është grindur me Policinë boshnjake në Aeroportin e Sarajevës. Truprojat që e shoqëronin Erdogan thuhet se refuzuan të dorëzonin armët.

Vizita dyditore e Presidentit turk në Bosnje-Hercegovinë nisi me një përleshje të hënën, midis truprojave të tij dhe Policisë kufitare vendase, thanë autoritetet.

Mediat njoftuan se pati "shtyrje” dhe “konflikt verbal”, pasi truprojat e Presidentit nuk pranuan të dorëzonin armët kur arritën në aeroportin e Sarajevës.

“Ata ishin agresivë dhe silleshin sikur ishin në vendin e tyre”, tha Shefi  Policisë Kufitare të Bosnjes, Zoran Galic për “Dnevni Avaz”. “Ata nuk i respektuan ligjet tona dhe e meritonin të arrestoheshin”.

Policia kufitare tha se konfrontimi përfundoi kur Presidenti turk zbriti nga avioni për të përshëndetur anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjes//ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tironci09/07/2019 08:40

Si ka thene shefi policise ! Ata meritonin te arrestoheshin ?! Po pse nuk i arrestuan ?

EC09/07/2019 08:24

Zoran Galiç? Paskan qenë roja nga Republika Srpska që kanë provokuar.

Shto koment

Denonco