NASA bën njoftimin e frikshëm: Nuk është Hollivud, një meteor i madh po vjen drejt Tokës!

NASA bën njoftimin e frikshëm: Nuk është Hollivud, një meteor i madh po vjen drejt Tokës!

10:21, 06/07/2019
A+ Aa A-

Administratori  NASA, Jim Bridenstine, ka bërë një paralajmërim të frikshëm duke deklaruar se ekziston mundësia që së shpejti një meteor të përplaset me Tokën. Sipas tij, përplasja parashikohet të jetë e fortë me planetin tonë.

“Duhet të sigurohemi që njerëzit e kuptojnë se kjo nuk është Hollivud. Nuk është film. Duhet ta mbrojmë planetin e vetëm për momentin që ka jetë dhe ky planet është Toka”, ka thënë Bridenstine.

Sa i përket përplasjes, ai i është referuar një meteori të madh që hyri në atmosferën e Tokës dhe shpërtheu afër Chelyabinsk në Rusi më 2013-ën. Meteori ishte i madh rreth 20 metra në diametër dhe udhëtonte 64 mijë km/h.

“Kur hyri në atmosferën e Tokës, ishte më i ndritshëm sesa Dielli. Njerëzit mund ta ndjenin nxehtësinë e këtij objekti nga një largësi prej 62 kilometra. Kur shpërtheu, kishte energji 30 herë më të madhe se bomba atomike në Hiroshima. Dëmtoi ndërtesa në gjashtë qytete”, është shprehur Bridenstine.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco