Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rrëzohet helikopteri në Bahamas/ Humb jetën miliarderi i njohur dhe 6 tjerë

Rrëzohet helikopteri në Bahamas/ Humb jetën miliarderi i njohur dhe 6 tjerë

19:45, 05/07/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e Bahamasit.

Një helikopter është rrëzuar, duke iu marrë jetën shtatë shtetasve amerikanë, mes të cilëve dhe miliarderi e manjati i qymyrgurit nga Virxhina Perëndimore, Chris Cline.

Mediat raportojnë se helikopteri është rrëzuar rreth orës 05:00 të mëngjesit, me orën lokale.

Zyrtarë të Bahamasit kanë deklaruar se helikopteri është rrëzuar në brigjet e Big Cay, duke vrarë shtatë persona.

Sipas zyrtarëve, destinacioni i helikopterit ishte Fort Lauderdale.

Chris Cline e ktheu kompaninë e tij Foresight Energy në një kompani me qarkullim miliarda dollarëshe në vitin 2015.

Miliarderi ishte i njohur edhe si një filantropist i madh në Virxhinian Perëndimore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco