Ekspertët paralajmërojnë tronditje të fuqishme tërmeti në Kaliforni

Ekspertët paralajmërojnë tronditje të fuqishme tërmeti në Kaliforni

14:34, 05/07/2019
A+ Aa A-

Kalifornia mund të goditet nga një tërmet tjetër edhe më i fuqishëm brenda ditëve pasi Kalifornia jugore u trondit nga dridhja e saj më e keqe në 20 vjet të enjten, besojnë ekspertët. Tërmeti ka një magnitudë 6.4 ballë.

Përveç kësaj, zyrtarët pranuan se paralajmërimi i një tërmeti të ri në Los Angeles nuk kishte dërguar një alarm publik, pavarësisht nga tërmeti më i fuqishëm i Kalifornisë Jugore që nga viti 1999.

Sistemi Shake Alert zbuloi tërmetin, por nuk shkaktoi një paralajmërim publik për shkak se magnituda ishte më pak se 5.0 në Los Anxheles.

Tërmeti i katërt i korrikut shkatërroi rrugët, shkaktoi zjarr dhe u thyen linjat e energjisë, edhe pse nuk pati njoftime për plagë të rënda.

Sot banorët në qytetin e vogël të shkretëtirës të Ridgecrest ishin të vendosur të fillonin pastrimin, ndërsa dy shtëpi u dëmtuan nga zjarri nga tubacionet e gazit të thyer.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco