Tërmeti i fuqishëm lëkund SHBA-të

Tërmeti i fuqishëm lëkund SHBA-të

20:07, 04/07/2019
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë e shkallës rihter ka lëkundur shtetin e Kalifornisë së Jugut në SHBA.

Sipas CNN, epiqendra ka qenë 150 milje nga Los Angeles, ndërsa para tij ka patur edhe lëkundje të tjera me magnitudë 4,7, 3,5, 3,8 dhe 4,2.

Tërmeti ishte i fortë dhe për disa sekonda qytetarët përjetuan një panik të fortë.

Ende nuk ka informacione për dëme materiale apo për persona të lënduar.

Tërmeti vjen në një ditë me festimet e 4 Korrikut, Festa e Pavarësisë së SHBA-ve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco