FOTO/ Bashkëshorti i pret duart me sëpatë 26 vjeçarja, rikthen buzëqeshjen

FOTO/ Bashkëshorti i pret duart me sëpatë 26 vjeçarja, rikthen buzëqeshjen

09:56, 04/07/2019
A+ Aa A-

Një nënë e re e dy fëmijëve e cila u gjymtua me sëpatë nga burri paranojak dhe shumë xheloz ka vendosur një dorë biotike dhe është zhvendosur në një tjetër qytet për të krijuar një jetë të re me dy fëmijët e saj.

Margarita Grachyova, 26 vjeçe, u detyrua të hipë në një makinë me partnerin 27-vjeçar Dimitri Graçov dhe u dërgua në një pyll ku ai e detyroi të gjunjëzohej përpara sulmit të tmerrshëm.

Burri i saj e kreu aktin vicioz në dhjetor të vitit 2017, pasi u bind se e shoqja kishte një lidhje.

Tani ai po vuan një dënim me 14 vitesh burg dhe ajo është "e vendosur të bëhet përsëri sexy" pasi ka publikuar edhe një mori fotografish të bukura në vendin e saj të lindjes ku duket tejmase seksi pavarësisht gjymtimit të saj fizik.

Margarita - ose Rita - ka fituar admirues në mbarë botën për mënyrën "frymëzuese" se si ka rindërtuar jetën e saj pas sulmit brutal. Dhe madje njëra prej duarve të saj është aq shumë e dëmtuar sa ajo ka vendosur që për gjithë jetën e saj të mbajë një dorë biotike thuajse robotike.F.H/SYRI.NET

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco