Qershori më i nxehtë i Europës, thotë agjencia satelitore e BE

Qershori më i nxehtë i Europës, thotë agjencia satelitore e BE

14:01, 03/07/2019
A+ Aa A-

Temperatura mesatare e kontinentit evropian për muajin qershor 2019 ishte më e larta ndër vite dhe ka shënuar rekord, sipas agjencisë satelitore të Bashkimit Evropian. Studiuesit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se Evropa do të ndeshet me valë më të shpeshta dhe intensive të nxehtësisë, shkruan sot Deutsche Welle.

Muaji që sapo lamë pas është muaji i rekordeve për shkak të temperaturave të larta të regjistruara në kontinent, tha agjencia e Bashkimit Evropian.

Programi i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës Kopernik, zbuloi se temperatura mesatare e kontinentit për muajin ishte 2 gradë Celsius më e nxehtë se normalja.

"Edhe pse kjo ishte e jashtëzakonshme, ne do të shohim më shumë nga këto ngjarje në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike", tha kreu Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut, Jean-Noel Thepaut.

Gjermania përjetoi temperatura deri në 38,9 gradë Celsius, një nivel relativisht i lartë për qershorin.

Në një studim të veçantë të botuar të martën, një grup ekspertësh që shikojnë lidhjen e mundshme midis motit ekstrem dhe ndryshimit të klimës parashikojnë frekuenca edhe më të shpeshta të të nxehtit në ditët dhe javët në vazhdim.

Pas analizimit të temperaturës në Tuluzë në Francën jugore në mes të 26 dhe 28 qershorit, Grupi Botërore i Atributit të Motit arriti në përfundimin se çdo valë e nxehtësisë në Evropë sot "është bërë më e mundshme dhe më e fortë nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu".

Friederike Otto, drejtoreshë e Institutit të Ndryshimit të Mjedisit në Universitetin e Oksfordit, tha se ngrohja globale ndoshta përforcoi nivelin e të nxehtit në Francë me më shumë se 5 herë. Franca u konsiderua edhe 5 herë më e nxehtë se në vitet e kaluara./F.H/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco