Vritet elefanti 50 vjeçar në Namibi, qeveria e shpalli të rrezikshëm

Vritet elefanti 50 vjeçar në Namibi, qeveria e shpalli të rrezikshëm

13:00, 03/07/2019
A+ Aa A-

Vrasja e një elefanti 50 vjeçar në Namibi ka shkaktuar një trazirë në vendin Afrikano jugor, me grupet përkrahëse të të drejtave të kafshëve të cilët janë shprehur tërësisht kundër kësaj gjëje.

Elefanti u vra javën e kaluar në zonën Omatelji, 241 km nga qyteti bregdetar i Sëakopmundit, nga një gjuetar i caktuar nga qeveria, i cili pagoi 120,000 dollarë namibianë.

Autoritetet e kishin deklaruar atë si një "kafshë që shkakton probleme".

“Është për të ardhur keq që elefanti u hodh poshtë, por mbetëm pa asnjë alternativë tjetër pasi kjo kafshë e veçantë vazhdoi të shkaktojë dëme në pronë në zonë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Romeo Muyunda për Reuters ditën e djeshme.

Autoritetet përgjegjëse po ashtu thanë se ata e kuptojnë më së mirë keqardhjen e personave të cilët përkrahin kafshët por ama po ashtu shprehen se ata janë ndjerë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë sepse ky elefant ishte një kërcënim për kafshët e tjera të të njëjtit lloj p[ër shkak të agresivitetit të tij.

Media vendase e quajtën elefantin një 'ikonë' dhe thanë se turistët paguanin shumë para për ta parë atë dhe elefantë të tjerë të zonës.

Vdekja e Voortrekker vjen katër vjet pasi Cecil Lion u vra nga një turist amerikan në Zimbabve duke shkaktuar trazirë ndërkombëtare./F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco