Izraeli dhe Siria përleshen, raketa përfundon në Qipro

Izraeli dhe Siria përleshen, raketa përfundon në Qipro

12:24, 01/07/2019
A+ Aa A-

Një raketë është hedhur aksidentalisht në territorin e Qipros, duke kaluar mbi Nikozi dhe duke rënë në një mal. Zyrtarët qipriotë besojnë se ky incident ishte rezultat i raketave të hedhura nga aeroplanët izraelitë drejt Sirisë dhe kundërpërgjigjes së ushtrisë siriane.

Raketa u përplas në territorin e Qipros rreth orës 1 pas mesnatës në rajonin e Tashkentit, i njohur edhe si Vouno, 20 kilometra në verilindje të Nikozisë. Shpërthimi i kësaj rakete bëri që mali të merrte flakë dhe zhurma të dëgjohej disa kilometra larg. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar nga ky shpërthim.

Në kohën kur ndodhi incidenti në Qipro, forcat ajrore të Izraelit ishin duke e kryer një sulm me raketa në Siri. Mediet shtetërore siriane thanë se forcat e këtij vendi janë kundërpërgjigjur me zjarr ndaj raketave të Izraelit.

“Sipas vlerësimit fillestar, një raketë e prodhimit rus, e cila ka qenë pjesë e një sistemi të mbrojtjes ajrore, e arriti fundin e rrezes së saj dhe ra në vendin tonë pasi e huqi cakun”, tha ministri i jashtëm i Qipros Turke, Kudret Ozersay.

Ky është incidenti i parë ku Qiproja përfshihet aksidentalisht në përleshjet e armatosura të Lindjes së Mesme. Sipas analistit ushtarak, Andreas Pentaras, raketa e rënë në Qipro është prodhuar në Rusi dhe quhet “S-200”. Ajo mund të fluturojë në largësi prej 400 kilometrash, shkruan “The Guardian”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco