Dy punëtore shpëtojnë mrekullisht nga sulmi i ariut ... me fshesë

Dy punëtore shpëtojnë mrekullisht nga sulmi i ariut ... me fshesë

10:19, 01/07/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti kur një pastruese që mbron veten nga një arushë polare e cila turret drejt saj. Gruaja arrin të trembë ariun vetëm përmes fshesës me të cilën ishte duke pastruar.

Dy punëtore në kopshtin zoologjik të Moskës po pastronin kafazin e ariut kur papritmas grabitqari u lëshua me vrap drejt tyre dhe një pakujdesi e vogël mund të kishte rezultuar në një tragjedi.

Gruaja e parë arriti të largohet me vrap drejt derës duke ecur prapa, ndërsa tjetra mori fshesën si të vetmen armë me të cilën mundi të mbrohej prej kafshës gjigante.

Më pas ajo fillon të largohet drejt daljes me kujdes duke mos e shkëputur asnjë moment shikimin nga ariu.

Fatmirësisht incidenti përfundon mirë, me ariun polar që qëndron brenda kafazit dhe të dy femrat ikin./F.H/SYRI.NET

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco