Sherr në BE për Presidentin, Tusk fton për mëngjes 'grindavecët'

Sherr në BE për Presidentin, Tusk fton për mëngjes 'grindavecët'

09:59, 01/07/2019
A+ Aa A-

Gjetja e kompromisit për kryekomisionerin e ardhshëm duket ende e vështirë. Samiti i posaçëm i BE-së nuk po gjen një zgjidhje. Donald Tusk fton për mëngjes krerët e shteteve e qeverive të BE.

Nga Deutsche Welle

Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive duan të përcaktojnë në Bruksel Presidentin e ardhshëm të Komisionit, Presidentin e Këshillit dhe Përfaqësuesin e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) duhet të vendoset më vonë, tha presidenti francez Emmanuel Macron para fillimit të takimit. Në fund duhet të ketë një përzierje të balancuar gjeografike dhe mes burrave dhe grave.

Por kërkimi i  përfaqësuesve të rinj të BE-së është i vështirë: Pjesëmarrësit e takimit në Bruksel i ndërprenë konsultat natën duke u gdhirë e hëna, pasi më parë me orë tëra kishin biseduar për postet.

Meqë të 28 anëtarët e BE-së nuk mundën të binin dakord ende për një kandidat për Presidentin e Komisionit të BE, Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, vendosi të bënte bisedime më vete me secilin vend.

Me ç'duket nuk do të jetë Timmermans

Sipas disa diplomatëve të BE-së, opsioni që kryetar i Komisionit të BE-së të bëhet zëvendëskryetari i deritanishëm, socialdemokrati holandez, Frans Timmermanns, nuk është më në tryezë.  Ai mbështetej edhe nga kancelarja Angela Merkel, por jo nga evropianolindorët e Grupi të Vishegradit, Polonia, Hungaria, Çekia. Veç tyre dolën kundër edhe një sërë deputetësh konservatorë të Partive Popullore Evropiane PPE. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që konsultimet të shtyhen deri në mes të korrikut.

Përveç kësaj, kundër Timmermannsit ishin edhe kryeministrat e shteteve të Vishegradit, si Poloni, Hungari dhe Republika Çeke. Këta e refuzojnë Timmermansin si të papërshtatshëm, sepse nuk e kupton Europa Lindore. Arsyeja kryesore për ta është se zëvendëskryetari i Komisionit është pro procedurave të shkeljes së marrëveshjeve të BE, që synon të zhvillojë komisioni ndaj disa shteteve që kanë shkelur shtetin ligjor, si për shembull, Polonia e Hungaria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco