‘Zemra e thyer’, arrestohen 51 persona për krime seksuale ndaj fëmijëve

‘Zemra e thyer’, arrestohen 51 persona për krime seksuale ndaj fëmijëve

09:17, 01/07/2019

Operacioni policor i koduar "Zemra e thyer" ka arrestuar 51 persona në shtetin e Teksasit, të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve në internet.

Thuhet se autorët e dyshuar janë përpjekur të takohen me të miturit për seks, ndërsa të tjerë kishin qëllim promovimin e pornografisë së fëmijëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, abuzimet thuhet se kanë ndodhur gjatë disa muajve në Montgomery, Fort Bend dhe Harris pranë Houston. Ndër personat të arrestuar ishin edhe punonjës publikë.

Zyrtarët thanë se shumica e arrestimeve përfshinin të rriturit që flisnin me fëmijët online, ose persona të fshehtë që prezantoheshin si fëmijë.

"Kjo nuk është vetëm diçka që lidhet me fqinjin tuaj ose dikë në qytet. Prindërit duhet të jenë vigjilentë," tha drejtori i policisë së Hjustonit.

'Broken Heart', i përkthyer në shqip 'Zemra e thyer' është emri i kodit për një operacion mbarëkombëtar për të trajtuar abuzimin seksual të fëmijëve. Hetimet në Teksas u kryen gjatë muajve prill dhe maj.

Operacioni synon të dyshuarit që merren me pornografinë e fëmijëve, ngacmimin e të miturve online, personat që merren me trafik seksual ose udhëtojnë në vende të huaja për të abuzuar me fëmijët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco