PAMJE TË RËNDA që po trondisin botën/ Përsëritet historia tragjike e Alanit nga Siria

PAMJE TË RËNDA që po trondisin botën/ Përsëritet historia tragjike e Alanit nga Siria

22:18, 26/06/2019
A+ Aa A-

Një fotografi tragjike e një babai me vajzën e tij të vdekur, tregon realitetin e zymtë të krizës së migracionit që shpaloset në kufirin jugor të Amerikës. Babai nga Salvadori me vajzën 2-vjeçare në krah u mbyt në lumi Rio Grande në Teksas.

Imazhet tregojnë Oscar Alberto Martínez Ramírez, 26 vjeç, dhe vajzën e tij Valeria, të shtrirë me fytyrë përtokë në ujin e cekët. Krahu i vogëlushes 23 muajsh ishte rreth qafës së babait të saj, duke sugjeruar kështu se ata ishin bashkë momentet e fundit.

Agjencia e OKB-së për refugjatë e krahasoi fotografinë me imazhin e vitit 2015 të djalit sirian 3-vjeçar, Alan Kurdi, i cili u mbyt në ishullin grek të Kos, megjithëse mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndikim të njëjtë në debatin e ashpër të emigracionit në Amerikë, shkruajnë mediat britanike.

Sipas Julia Le Duc, reportere për "La Jornada", Martínez Ramirez kishte ardhur në Matamoros të dielën, duke shpresuar që të kërkonte azil nga autoritetet amerikane me gruan e tij, Vanessa Avalos dhe vajzën e tyre.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco