Zbulohet shkaku i vdekjes së 17 vjeçarit në 2013, ishte pickimi i një këpushe

Zbulohet shkaku i vdekjes së 17 vjeçarit në 2013, ishte pickimi i një këpushe

14:35, 25/06/2019
A+ Aa A-

Joseph Elone, nga Nju Jorku, tregoi pak simptoma të gjendjes potencialisht fatale pavarësisht se iu nënshtruan një numri të kosiderueshëm analizash. Një djalë adoleshent i dashuruar pas natyrës u sëmur dhe vdiq pas zhvillimit të një sëmundjeje vdekjeprurëse nga pickimi i një këpushe.

Joseph Elone, 17 vjeç, vdiq vetëm disa orë pasi u rrëzua papritur në kopshtin e shtëpisë së tij të familjes në Poughkeepsie, Nju Jork, në vitin 2013.

E gjitha ndodhi nga një udhëtim që ai bëri me shkollën e tij dhe ku me siguri është pickuar nga ky insekt në dukje aspak i rrezikshëm.

Pas kthimit të tij, Jozefi zhvilloi simptoma të ngjashme me atë të gripit, duke përfshirë një kollë, një dhimbje të fytit dhe një dhimbje të trupit dhe një ethe të keqe por ama ajo që është edhe më e veçantë është se djaloshi nuk kishte asnjë shenjë kafshimi në trup.

Një javë më vonë gjendja e Jozefit u përkeqësua. Këtë herë, i njëjti mjek i urdhëroi analizat e gjakut për sëmundjen e Lyme dhe një tjetër sëmundje të njohur si anaplasmosis, por çdo test u kthye negativisht.

Më 4 gusht 2013 Jozefi u sëmur dhe u rrëzua në kopshtin e familjes dhe menjëherë familja thirri për ndihmë një ambulanvcë.

Të paktën 30,000 njerëz e ndeshin këtë sëmundje çdo vit në SHBA, dhe numri po rritet me shpejtësi falë motit të ngrohtë.

Shumica e rasteve trajtohen me një kurë antibiotikësh, por disa pacientë të pafat mund të vuajnë me simptoma për vite me radhë.

Vetëm një për qind e pacientëve vdes nga sëmundja Lyme dhe ka vetëm disa raste fatale të raportuara çdo vit.

Vdekja e Jozefit ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjen e rrallë dhe u deshën shumë vite për të kuptuar shkakun kryesor të vdekjes së parakohshme të djaloshit.

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco