Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Zbret në Evropë i nxehti afrikan, me rrezikshmëri të lartë për jetën

Zbret në Evropë i nxehti afrikan, me rrezikshmëri të lartë për jetën

11:16, 25/06/2019
A+ Aa A-

Evropa është goditur nga një valë të nxehti "me rrezikshmëri të lartë" këtë javë, sipas parashikuesit Accuweather, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius nesër dhe të enjten, shkruan CNN. 

Vala e pritshme e të nxehtit është rezultat i "një stuhie që ka goditur, Oqeanin Atlantik duke shkaktuar presion të lartë mbi Evropën Qendrore dhe Lindore", e cila më tej ka tërhequr në ajër shumë të nxehtë nga veriu i Afrikës duke e përhapur më pas në të gjithë Evropën", tha Accuweather.

Vala e të nxehtit afrikan mund të zgjasë deri në fillim të korrikut, parashikoi Accuweather.

I nxehti është ndjerë veçanërisht në Francë ku temperaturat kanë shënuar deri në 40 gradë Celsius.

Ministria Franceze e Shëndetësisë këshilloi që hapësirat publike të freskëta ku ka ujë dhe shatërvane publike, si parqe dhe kopshte të mbeten të hapura për njerëzit e varfër dhe të pastrehë, ndërsa të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara duhet të kontaktojnë me autoritetet lokale për të marrë mbështetje.

Në Twitter, shërbimi meteorologjik gjerman, Deutscher Wetterdienst paralajmëroi se një valë "ekstreme" e nxehtësisë ka mbërritur ditën e hënë në Gjermani dhe kulmin e saj do ta kapë në ditët e mbetura të kësaj jave.

Një valë e nxehtë gjithashtu dogji Evropën në 2018, duke rezultuar në vdekje të shumta në Spanjë dhe Portugali dhe kushtet e thatësirës ekstreme në Gjermani dhe Suedi.

Sipas Administrimit Kombëtar Oqeanik dhe Atmosferik, viti 2018 ishte viti i katërt më i nxehtë në botë, pas 2016, 2015 dhe 2017.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco