A do të bëhet Facebook, banka  qendrore e botës?

A do të bëhet Facebook, banka qendrore e botës?

10:32, 25/06/2019
A+ Aa A-

Lançimi i kriptovalutës së re Libra nga Facebook parashtron pyetje interesante dhe potencialisht shkatërruese për sistemin monetar ndërkombëtar. Libra do të jetë, në çdo mënyrë, një detyrim i lëshuar nga një konsorcium privat, si një siguri borxhi por me zero interes dhe një afat të pacaktuar. Pra potencialisht një monedhë e re.

Në fakt, Facebook do të emetojë për çdo klient, një depozitë elektronike që do të garantojë që çdo një njësi Libra gjithmonë të jetë e konvertueshme më një shportë me monedha ndërkombëtare (dollar, sterling ose obligacione qeveritare me rrezik të ulët).

Konvertibiliteti në një shportë lejon diversifikimin e rrezikut të monedhës. Është e rëndësishme të theksohet se depozita nuk do të garantojë interesa për konsumatorin. Nga këtu vjen marzhi i parë i fitimit për Facebook. Me blerjen e Librës, konsumatorët do të heqin dorë nga investimi i së njëjtës shumë valutore në asete të tjera financiare të paguara. Facebook, nga ana tjetër, do të jetë në gjendje të investojë monedhat e fituara në aktivitete të tjera me një kthim pozitiv financiar.

Pse atëherë duhet që një konsumator të kërkojë për Libra? Do ta bëjë këtë nëse e ashtuquajtura “yield-i i konveniencës” për të mbajtur Librën do të jetë më i madh se shpërblimi alternativ për të cilin konsumatori po heq dorë në mënyrë të nënkuptuar. Ai do të përftohet nga dobia e përdorimit të Librës për të transferuar paratë pa asnjë kosto (një rast tipik i një emigranti që transferon paratë në familjen e tij të origjinës) dhe për ta përdorur atë për të blerë mallra.

Më shumë se dy miliardë njerëz tashmë përdorin Facebook dhe lançimi i Librës zhvillohet në bashkëpunim me gjigantët e tregut të kartave të kreditit. Ka të ngjarë që “efekti i rrjetit” të jetë një forcë lëvizëse e frikshme për kërkesën e Librës. Nga kjo pikëpamje, operatorët e rrjeteve teknologjike si Facebook kanë një avantazh të fortë krahasues në realizmin e inovacioneve në sektorin e sistemit të pagesave. Në anën e kërkesës për para, pra, Libra ka të gjitha mundësitë të jetë një sukses i madh./Burimi: ilsole24ore/Edel Strazimiri / Scan.tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco