Krokodili 463 kg zhvendoset nga rruga pasi goditet nga një kamion

Krokodili 463 kg zhvendoset nga rruga pasi goditet nga një kamion

08:41, 25/06/2019
A+ Aa A-

Një krokodil që peshonte mbi 450 kilogramë është dashur të largohet nga një autostradë në Tallahassee pasi u godit nga një kamion.

Krokdili mbi 12 këmbë i gjatë ishte goditur nga një kamion, pranë daljes së rrugës Monroe, në Florida.

Autoritetet përkatëse thanë se ai ishte krokodili më i madh që kanë trajtuar këtë vit kur ka pasur edhe 3 të tjerë të tillë të gjetur në rrugë.

Ishte e qartë se krokodili ishte plagosur rëndë, kështu që iu nënshtrua eutanezisë në po të njëjtën ditë, shkruan, CNN.

"Nuk kishte asnjë arsye për ta mbajtur atë gjallë dhe ta linim të vuante," tregojnë autoritetet.

Gjithashtu ata tregojnë se një krokodil i këtyre përmasave nuk mund të lihet përsëri i lirë edhe sikur të mos ishte i dëmtuar sepse përbën një rrezik të madh për popullatën ndaj edhe në raste të tilla ata dërgohen në thertore pas eutanezisë dhe njëkohësisht mishi i tyre shitet në restorante e madje lëkura e tyre përdoret për realizimin e produkteve të ndryshme. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco