Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Çeki, qindramijë protestues kundër kryeministrit Babis: I korruptuar!

Çeki, qindramijë protestues kundër kryeministrit Babis: I korruptuar!

09:08, 24/06/2019
A+ Aa A-

Asnjëherë në Çeki që pas kthesës nuk ka pasur kaq shumë njerëz nëpër protesta në rrugë. Demonstratat masive drejtohen kundër kryeministrit të dyshuar për korrupsion, Andrej Babis.

Nga Deutsche Welle

Një pikë e re kulmore e protestave në Pragë: Disa qindra mijëra vetë të dielën (23.06) morën pjesë në protestën kundër kryeministrit Andrej Babis dhe qeverisë së tij.  Kjo ishte protesta më e madhe në Pragë qysh prej 30 vjetësh, sipas të dhënave të organizatorëve, me rreth 250.000 pjesëmarrës. Për shkak të mbingarkesës u bllokuan shërbimet e telefonisë mobile. Një linjë e metrosë u detyrua të ndërpresë qarkullimin për shkak të dyndjes së njerëzve. Vendi i grumbullimit të protestuesve ishte rashnalfta Letna mbi lumin Vitava, një vend me forcë simbolike në Çeki. Sepse këtu në afërsi të Ministrisë së Brendshme nëntorin e vitit 1989 u zhvilluan demonstratat më të mëdha të revolucionit për përmbysjen e diktaturës komuniste. Asokohe protestat ëuan në rrëzimin e regjimit socialist të Çekosllovakisë.

Babis refuzon dialogun

Aktivistët kërkojnë hetime të pavarura kundër multimiliarderit Babis si dhe dorëheqjen e menjëhershme të tij. Mbi 400.000 vetë kanë nënshkruar një peticion në internet. Themeluesi i partisë populiste ANO akuzohet, se ka përfituar ilegalisht prej subvencioneve të BE-së dhe si sipërmarrës ai ndodhet në interes konflikti me postin që drejton. 64 vjeëari i hedh poshtë akuzat dhe refuzon të dialogojë me demonstruesit.

Në Çeki ndërkohë multimiliarderin e kërcënon një padi. Babis akuzohet edhe se në vitet 80-të ka bashkëpunuar me policinë sekrete komuniste. Me një pasuri prej rreth katër deri në pesë miliardë euro, Babis konsiderohet si pasaniku numër dy i Çekisë.

Më 2011 Babis themeloi lëvizjen populiste të protestës ANO dhe më 2014 u bë ministër i Financave.

Në fund të majit 2017 ai u shkarkua nga posti nën dyshimet për evazion fiskal. Një gjysmë viti më pas partia e sapo themeluar prej tij ANO fitoi zgjedhjet parlamentare. Për shkak të akuzave për mashtrime kundër Babis partitë e tjera fillimisht refuzuan të hyjnë në koalicion me të, por me populistët dhe partinë e tij ANO Babis krijoi koalicionin qeverisës. 

Qeveria e pakicës e përbërë nga ANO dhe CSSD të mërkurën (26.06) do të përballet me mocionin e votëbesimit në parlament. Vëzhguesit e konsiderojnë si të pamundur suksesin e opozitës, sepse komunistët (KSCM) kanë deklaruar, që do ta mbështesin kabinetin qeveritar, që qeveris qysh prej një viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco