Zyrtare/ Opozita rifiton Stambollin, lëkundet pushteti i Erdogan

Zyrtare/ Opozita rifiton Stambollin, lëkundet pushteti i Erdogan

21:07, 23/06/2019
A+ Aa A-

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan  ka humbur sërish zgjedhjet lokale në Stamboll.

Sipas rezultateve, kandidati i opozitës, (CHP), Ekrem Imamoglu ka fituar, duke marrë 54% të votave, kundrejt 45% të kundërshtarit Binali Y?ld?r?m.

Imamoglu kishte fituar edhe zgjedhjet lokale të mbajtura në muajin mars, të cilat u anuluan, pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Recep Tayyip Erdogan u ankua për parregullsi zgjedhore.

Yildirim pranoi humbjen, duke thënë se rivali i tij ka marrë më shumë vota.

 “Unë do ta mbështesë atë në çdo punë që ai do të bëjë, në emër të qytetarëve të Stambollit”,  tha Binali Y?ld?r?m.

Kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim për Stambollin, Binali Yildirim ka qenë kryeministër i Turqisë prej vitit 2016 deri më 2018 dhe ka shërbyer edhe si ministër i Transportit dhe kryetar i Parlamentit turk.

Zgjedhjet e sotme lokale janë parë si test për presidentin Erdogan, pasi partia e tij ka qeverisur me qytetin më të madh turk, Stambollin, për 25 vjet.

Me një popullsi të regjistruar prej mbi 10  milionë banorësh, Stambolli përfaqëson 1/5-tën e vendit me popullsi prej 82 milionë banorësh.

Rezultatet e zgjedhjeve të sotme sipas të gjitha zonave të Stambollit:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco