Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Ripërsëriti zgjedhjet në Stamboll, Erdogan po humbet për së dyti

Ripërsëriti zgjedhjet në Stamboll, Erdogan po humbet për së dyti

19:10, 23/06/2019
A+ Aa A-

Qytetarët e Stambollit i japin goditjen e dytë dhe finale presidentit Erdogan dhe partisë së tij AKP. Pavarësisht humbjes në raundin e parë, ku triumfator doli kandidati i opozitës, CHP, Ekren Imamoglu,  presidenti turk bëri gjithçka që zgjedhjet të përsëriteshin.

Votimi i 31 marsit nxorri fitues me një diferencë të ngushtë Imamollunë e opozitës, me një diferencë tepër të ngushtë prej 0.2%. Por Këshilli i Lartë Zgjedhor në Turqi pranoi kërkesën e partisë së Erdoganit për ripërsëritje të zgjedhjeve, duke pretenduar se pati parregullsi.

Por edhe sot, qyteti më i madh i Turqisë ka zgjedhur sërish Imamoglu si kryebashkiakun e saj.

Deri tani, CHP kryeson me 54% përballë ish kryeministrit Binali Yildirim që ka siguruar vetëm 45% të votave.

Humbja e Stambollit do të ishte një goditje e rëndë për Erdoganin. Ky qytet është bastion i tij prej më shumë se 2 dekadash.

Në zgjedhjet e 31 Marsit, ai humbi edhe kryeqytetin Ankara. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz24/06/2019 00:48

Duhet ti kishte kerkuar ndihme mikut te tij Edverit, vetem ai dhe Damjoni ja kishin servir ne pjate prej ari bashkin e Stambollit, sigurisht me ndihmen e grupit me kar ne goje!

krist23/06/2019 19:59

Humbja ne Stamboll,per here te dyte e Erdoganit,terheqte mbrapa vehtes te gjithe miqte dhe adhuruesit e tij-Amen,kudo qe i ka.

jas23/06/2019 19:29

ky te pakten si vjedh. Mos e krahasoni Erdogan me kete zagarin tone se skane lidhje.

Daj Jaku23/06/2019 19:23

Ka perënduar epoka e sulltanëve. Rama, vë re dhe tmerrohu! Pregatit bythën për hurin.

Shto koment

Denonco