Senatorët e SHBA mbajnë një konferencë për prani UFO-sh në vend

Senatorët e SHBA mbajnë një konferencë për prani UFO-sh në vend

08:54, 21/06/2019
A+ Aa A-

Një grup senatorësh amerikanë, përfshirë nënkryetarin e komitetit të Inteligjencës së Senatit, mbajtën një konferencë të klasifikuar të mërkurën për një seri takimesh të raportuara nga ana e Marinës së SHBA për një seri avionësh të paidentifikuar, sipas raportimit të një ndihmësi të kongresit.

‘Nëse pilotët në Oqean ose gjetkë raportojnë rreziqe gjatë fluturimit të tyre me ndërhyrje dhe interferenca në trajnimet e tyre ose thjesht vihen në rrezik në këtë proces, atëherë senatori Warner do të kërkojë me domosdoshmëri zgjidhje dhe siguri lidhur me këtë situatë, shkruan sot CNN.

'Nuk ka rëndësi se çfarë janë, balona, anije të dyshimta etj ne thjesht nuk mund të rrezikojmë’, ka thënë senatori.

‘Zyrtarët e marinës u takuan të mërkurën me anëtarët dhe stafin e interesuar të kongresit për të siguruar një përmbledhje të shkurtër mbi përpjekjet për të kuptuar dhe identifikuar këto kërcënime për sigurinë e avionëve tanë. Zyrtarët e marinës do të vazhdojnë të informojnë anëtarët e interesuar të kongresit dhe stafin. Duke pasur parasysh natyrën e klasifikuar të këtyre diskutimeve, ne nuk do të komentojmë mbi informacionin specifik dhënë në këto konferenca’, shtoi Gradisher.

Vetë presidenti i SHBA-ve konfirmoi se edhe ai ka qenë dëshmitar i anijeve të dyshimta fluturuese, duke treguar haptazi se ka parë të tilla, pra UFO.

Një dëshmitar i një anijeje të tillë fluturuese është edhe një pilot i cili është regjistruar tek shpreh habinë e tij në momentin kur shikon një anije aliene në ajër dhe duket se reagimi i tij tregon shumë habi.

Po ashtu tregon se në 2014-2015 ka parë të njëjtin objekt në qiell në momentin e trajnimit të tij në Virxhinia.

Në vitin 2004 një tjetër pilot tregon se po ashtu gjatë një misioni trajnimi në qiell, ka parë një objekt të ngjashëm.

Marina amerikane tha se këto objekte paraqesin jo pak rrezik për sigurinë e tyre. dhe për këtë arsye siguria merret shumë seriozisht nga marina.

Sesionet janë organizuar nga marina, por gjithashtu kanë përfshirë stafin e nën sekretarit të Mbrojtjes për Inteligjencën, thanë burimet. Të dy nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për njoftimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco