Tragjedia/ Autobusi bie në humnerë, 44 të vdekur

Tragjedia/ Autobusi bie në humnerë, 44 të vdekur

09:05, 21/06/2019

Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur pas një autobus në Indi ra në një humnerë.

Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti i së enjtes në rrethin e Kullu të Himachal Pradesh, një shtet malor në veri.

Mendohet se në autobus ishin 60 persona në bord, kur mjeti doli nga rruga dhe ra në një lumë. Disa pasagjerë ishin në çatinë e autobusit.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, shkroi në Tëitter se ishte "thellësisht i pikëlluar".

Zyrtarët fillimisht raportuan për 25 të vdekur. Ndërsa më pas shtuna se edhe 19 të tjerë humbën jetën nga lëndimet.

Foto nga vendngjarja tregon autobusin e shkatërruar në rrëke dhe një grup njerëzish që ndihmojnë të mbijetuarit.

Policia shtoi se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë që po ktheheshin nga puna dhe shkolla.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco