Kapet sasi rekord kokaine, 16.5 tonë me vlerën një miliard dollarë. Detaje

Kapet sasi rekord kokaine, 16.5 tonë me vlerën një miliard dollarë. Detaje

11:21, 19/06/2019

Autoritet federale në SHBA kanë arritur të konfiskojnë në portin e Filadelfia 16.5 tonë kokainë, vlera e së cilës kap shumën e mbi një miliardë dollarëve, ka njoftuar zyra e gjykatësit shtetëror në Pensilvani.

“Kjo është sasia më e madhe e drogës e konfiskuar ndonjëherë në Pensilvani. Anëtarët e ekuipazhit të anijes janë arrestuar dhe shpejt pritet të ballafaqohen me drejtësinë, derisa hetimet janë duke vazhduar” thonë nga Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani, ata kanë kapur 16.5 ton kokainë, e cila në vlerë të rrugës shitet më shumë se 1 miliardë dollarësh, thotë Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara. Hetuesit besojnë se ende ka një sasi të konsiderueshme të kokainës që mbetet në anije.

Hetuesit besojnë se kokaina ishte futur në anijen transportuese “MSG Gajan” në Bahama, derisa po largohej nga porti i ishujve.

Anija kishte mbërritur në SHBA duke udhëtuar nëpër Kili, Panama dhe Bahama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco