Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Kapiteni në 'depresion' i MH370 vrau 239 persona

Kapiteni në 'depresion' i MH370 vrau 239 persona

10:35, 18/06/2019
A+ Aa A-

Një tjetër kapiten avioni, thotë se piloti Zaharie Ahmad Shah është fajtor për mizorinë që ndodhi me avionin i cili u rrëzua dhe ku mbetën të vrarë një numër i madh personash. Kapiteni i MH370 e kyçi bashkëpilotin jashtë kabinës dhe më pas u rrëzua avioni në një krim vetvrasës.

Zaharie Ahmad Shah, 53 vjeç, ishte në komandën e Boeing 777 natën kur avioni u zhduk. MH370 ishte në rrugë nga Kuala Lumpuri për në Pekin me 239 njerëz në bord në 8 mars 2014 dhe zhdukja e tij mbetet një nga misteret më të mëdha në historinë e aviacionit.

Tani, një tjetër kapiten ka thënë se ai mendon se shoku i tij me vetëdije dhe me vendimin e tij e ka rrëzuar avionin në një aksion vetëvrasës por ama që pati pasoja të rënda në jetë njerëzore, shkruan The Sun. 

"Nuk ka kuptim. Është e vështirë të pajtohem me njeriun që njihja. Por është përfundim i nevojshëm. Si një oficer dhe ekzaminues i lartë, do të ishte e lehtë të devijonte bashkë pilotin Fariq Abdul Hamid, 27 vjeç, nga kabina e pilotit dhe më pas të mbyllte derën”, tha piloti i paidentifikuar për The Atlantik.

Mjaftonte t’i kërkonte një nder kolegut të tij dhe ai do të ishte larguar nga kabina.

Piloti tjetër spekuloi se gjendja mendore e Shahut mund të kishte qenë një faktor kontribues në vendimin e tij.

"Martesa e Zaharie ishte e keqe. Në të kaluarën ai kishte fjetur me disa nga shoqërueset e fluturimit. Ka pasur spekulime se avioni u rrëzua qëllimisht prej tij. Të gjithë ata që ishin në bord do kenë vdekur nga asfiksia”.

Mike Exner, një anëtar i Grupit të Pavarur të hetuesve që kërkojnë përplasje, ka studiuar të dhënat e radarëve të lëvizjeve të avionit në detaje.

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco