Turqia arresto 128 ushtarakë të tjerë, akuzohen për lidhje me Gylenin

Turqia arresto 128 ushtarakë të tjerë, akuzohen për lidhje me Gylenin

10:23, 18/06/2019

Ankara – Turqia ka urdhëruar arrestimin e 128 personave, personel ushtarak, si të dyshuar për lidhje me rrjetin që Ankaraja e akuzon se ka orkestruar grushtin e shtetit në vitin 2016. Lajmin e dha agjencia turke e lajmeve, Anadolu të martën, citon Reuters.

Policia ka shpallur në kërkim më shumë se gjysmën e të dyshuarve në provincën perëndimore bregdetare të Izmirit dhe pjesën tjetër në 30 provinca.

Ata janë të dyshuar si mbështetës të klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fetullah Gylen, i cili është akuzuar nga autoritetet turke si organizatori i puçit të dështuar tre vjet më parë. Gylen ka mohuar se ka pasur rol në këtë çështje.

Deri tani më shumë se 77 mijë persona janë burgosur dhe janë në pritje të gjykimit, ndërsa 150 mijë të tjerë nga shërbimi civile, ushtria dhe institucione të tjera ose janë pezulluar nga puna ose janë shkarkuar në kuadrin e akuzave për pjesëmarrje në grushtin e shtetit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco