Trump: Do të fillojmë dëbimin e milionave emigrantëve të paligjshëm nga SHBA

Trump: Do të fillojmë dëbimin e milionave emigrantëve të paligjshëm nga SHBA

09:54, 18/06/2019
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald trump ka paralajmëruar se që javën tjetër, do të fillojnë dëbimin e milionave të huajve që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.

“Javën tjetër, ICE do të fillojë procesin e largimit të milionave të huajve të paligjshme që kanë hyrë ilegalisht në SHBA, - shkroi Trump në Twitter. - Ata do të largohen prej këtu po aq shpejt sa kanë hyrë. – Meksika, duke përdorur ligje të forta emigracioni, po një punë shumë të mirë për t’i ndaluar njerëzit, shumë më përpara se ata të mbërrijnë në kufirin tonë jugor. Guatemala po bëhet gati për të nënëshkruar një marrëveshje.

Të vetmit që nuk duan të bëjnë asgjë janë demokratët në Kongres. Ata duhet të votojnë për të hequr qafe boshllëqet dhe zgjidhur çështjen e azilit. Nëse ndodh, kriza e kufirit do të përfundojë shpejt," nënvizon Trump. 

SHBA vitet e fundit po përballet me një lumë të madh emigrantësh nga vendet e varfra të Amerikës Qëndrore, të cilët vërshojnë papushim dhe e kanë vështirësuar shumë punën  e zyrtarëve amerikanë të emigracionit për verifikimin e tyre dhe stabilizimin në qendrat e pritjes./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco