FOTO/ Qentë e Çernobilit, dikur kafshë shtëpiake sot të braktisura

FOTO/ Qentë e Çernobilit, dikur kafshë shtëpiake sot të braktisura

11:13, 17/06/2019
A+ Aa A-

Në një pyll pas fabrikës së Çernobilit janë realizuar një sërë fotografish të cilat tregojnë disa kafshë dhe pikërisht qen të fotografuar në zonën kur dikur ndodhi shpërthimi i madh, shkruan, The Guardian. 

Këto kafshë jetojnë në kushte shumë të këqija në të ftohtën e dëborës dhe një fotograf ka shkrepur një mori fotografish duke i quajtur ata ‘Qentë e Çernobilit’ dhe është një emër që përshtatet fatkeqësisht me ta.

Ka rreth 300 qen të humbur në zonën 2.600 km². Ata jetojnë mes drerëve dhe rrëqebujve, lepujve dhe ujqërve që kanë gjetur po ashtu ‘një shtëpi’ këtu.

Por, ndërsa kuajt mongolë dhe arinjtë bjellorusë u futën kohët e fundit në zonë, dhe kafshë të tjera kanë ardhur si oportunistë, qentë janë vendas.

Pas katastrofës së Çernobilit në vitin 1986, Pripyat dhe fshatrat përreth u braktisën, dhe banorët nuk u lejuan të merrnin kafshët e tyre nën mbrojtje ndaj edhe përfundimisht këto kafshë mbetën në zonën e cila për njerëzit filloi të konsiderohej e ndaluar dhe e tillë është edhe sot.

Jeta nuk është e lehtë për këto krijesa të Çernobilit. Jo vetëm që ato duhet të durojnë dimra të ashpra ukrainase pa strehimin e duhur, por shpesh mbajnë nivele të larta të rrezatimit në leshin e tyre dhe kanë një jetëgjatësi të shkurtuar.

Pak prej tyre jetojnë përtej moshës gjashtë vjeçare.

Por jo të gjitha lajmet janë të këqija. Qentë që jetojnë pranë pikave të kontrollit të zonës kanë kasolle të vogla të bëra për ta nga rojet dhe disa janë të mençur që të mblidhen pranë kafenesë vendase, pasi kanë mësuar se një prani njerëzore është e barabartë me ushqimin.

Vizitorët kuriozë të këtyre zonave kanë shumë dashamirësi ndaj këtyre qenve por gjithsesi ata nuk guxojnë të afrohen sepse këto krijesa fatkeqësisht kanë radioaktivitet në qimet e tyre dhe mund të rrezikojnë shëndetin e njerëzve./SYRI.NET/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco