Bota këtë javë: A do të rikandidojë Trump? Ç'po pret Erdogan? Po futbolli afrikan?

Bota këtë javë: A do të rikandidojë Trump? Ç'po pret Erdogan? Po futbolli afrikan?

08:25, 17/06/2019
A+ Aa A-

 Çfarë të rejash priten këtë javë në botë? Është e hënë, nis një javë e re dhe e kemi një ide se çfarë pritet këtë javë në botë:

1. A do të kandidojë Trump përsëri? (Po)

Kjo javë shënon përvjetorin e ditës kur Donald Trump njoftoi se do të kandidonte për presidencën amerikane dhe më pas ne e dimë se çfarë ndodhi. Pra, në ç’mënyrë tjetër më të mirë sesa me një njoftim tjetër ai do të njoftonte se do të kandidonte përsëri?

Image

2. Fusha për zgjedhjen e kryeministrit të Britanisë është ngushtuar

Raundi tjetër për zgjedhjen e kryeministrit britanik fillon të martën dhe ka shumë gjëra që pritet të ndodhin të martën. Ne kemi parë se nga lista e atyre që kandidojnë për të kryesuar Partinë Konservatore, numri zbriti nga 1- në 6. Tani kjo listë do të zvogëlohet më tej.

Image

3. Stambolli do të mbajë zgjedhje (përsëri)

Në prill, kryeqyteti më i madh i Evropës zhvilloi zgjedhjet për kryebashkiak. Kur Erdogan që drejton Partinë AKP e humbi kryebashkiakun e Stambollit për pak vota, ai refuzoi ta pranojë humbjen dhe pretendoi parregullsi ën votim. “Ai që fiton Stambollin, ka fituar turqinë”, ka thënë Erdogan prej kohësh.

Image

4. Festivali afrikan i futbollit

Kameruni pretendoi trofeun dy vite më parë. Po a do të ketë sukses këtë herë? Gara më e madhe e futbollit të Afrikës fillon të premten. Kameruni shpreson ta mbajë trofeun e fituar ën vitin 2017./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco