VIDEO/ Tensionet, SHBA publikon videon ku Irani largon një minë të pashpërthyer

VIDEO/ Tensionet, SHBA publikon videon ku Irani largon një minë të pashpërthyer

09:48, 14/06/2019
A+ Aa A-

SHBA akuzuan Iranin se është pas sulmeve me mina ndaj anijeve.

Ushtria amerikane ka publikuar një video të cilën ajo tregon tregon Gardën Revolucionare të Iranit duke hequr një minë të pashpërthyer nga ana e një tankeri të naftës të dëmtuar në një sulm në Gjirin e Omanit të enjten.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu ndanë një foto të anijes japoneze, duke treguar me sa duket minën e pashpërthyer përpara se të hiqej.

Një anije norvegjez u dëmtua gjithashtu.

SHBA akuzuan Iranin për të qenë pas sulmeve të minave. Irani tha se “kundërshton kategorikisht” akuzat.

Shpërthimet erdhën një muaj pasi katër depozita nafte u dëmtuan në një sulm jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. SHBA fajësuan Iranin për atë sulm, por nuk prodhuan prova. Irani gjithashtu mohoi akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco