VIDEO/ Kamerat e sigurisë filmojnë rebelimin më të madh në burgjet e Britanisë…

VIDEO/ Kamerat e sigurisë filmojnë rebelimin më të madh në burgjet e Britanisë…

09:29, 13/06/2019
A+ Aa A-

Kamera e sigurisë të vendosura brenda burgut “Ful Saton” në Yorkshire të Britanisë së Madhe, kanë filmuar momentin kur ka shpërthyer dhuna masive.

E gjitha ndodhi gjatë vitit të kaluar, por pamjet janë publikuar tani kur edhe po mbahet gjyqi për këtë rebelim që kishte ndodhur brenda burgut.

Dhuna ka zgjatur më shumë se tetë orë, kurse policia është detyruar të përdor mjete piroteknike për të ndalur të burgosurit që kishin dalë nga kontrolli.

E ai që është veçuar për dhunën është John Oneinachi, 38-vjeç, që është dënuar për tentim vrasje të dy policëve në vitin 2010 në Londër.

Oneinachi që policia e ka përshkruar si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Britani, ka shkaktuar dëme materiale në mbi15 mijë funte.

Ai shihet se si e godet nga pas në kokë gardianin, e sikur kjo të mos mjaftonte atij  i dalin në ndihmë të burgosurit e tjerë.

Përveç kësaj, ata i kanë vënë zjarrin kuzhinës së burgut, e për shkak të tentim vrasjeve të mëhershme ishte dënuar me 25 vite burgim, e më veprimet e bëra në këtë burg i janë shtuar edhe gjashtë tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco