Angli: Zjarri masiv djeg magazinën, evakuohen njerëzit

Angli: Zjarri masiv djeg magazinën, evakuohen njerëzit

11:09, 12/06/2019
A+ Aa A-

Policia e Uest Midlands dhe Shërbimi Zjarrfiks i Uest Midlands po punojnë së bashku në një operacion masiv në qendrën e qytetit Walsall të Anglisë.

Një fabrikë është shembur pasi u rrëzua nga një zjarr masiv mbrëmjen e djeshme. Një mur dhe kati i fundit i magazinës së braktisur janë shkatërruar.

Shërbimi për Zjarrfikje dhe Shpëtim i Uest Midlends thotë se më shumë se 50 zjarrfikës po përballen me zjarrin në vend.

Banorët duke përfshirë edhe familjet e reja janë evakuuar nga strehimi aty pranë dhe strehimi është ngritur në Ëalsall Toën Hall (sallë gjigante ku në përgjithësi realizohen edhe dasma).

Një zëdhënës i shërbimit të zjarrit tha: ‘Kulmi i ndërtesës është shkatërruar totalisht por si duket do të mbeten vetëm themelet e saj’.

Re të mëdha tymi po derdhen nga ndërtesa dhe mbushin qiellin e mbrëmjes. Pavarësisht nga përpjekjet, tymi nuk ndalet dhe mbase edhe me më shumë mundësi pritet që kjo ndërtesë të shembet plotësisht.

Katër njësi mbështetëse të incidenteve kanë vendosur në vendin e ngjarjes edhe një shërbim të ambulancave për raste njerëzish në nevojë./SYRI.NET/ 

 


 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco