Rikthehet haboob! Masa gjigante e pluhurit mbulon Teksasin

Rikthehet haboob! Masa gjigante e pluhurit mbulon Teksasin

09:51, 12/06/2019
A+ Aa A-

Pamjet e pabesueshme të xhirimeve tregojnë një qytet të Teksasit që po pushtohet ngadalë nga një stuhi gjigante e pluhurit e quajtur Haboob.

Pamjet janë filmuar nga njerëz të ndryshëm në 5 qershor.

Në videon, e cila tani ka mbi 116,000 shikime në Facebook dhe 1,500 aksione, qyteti i gjelbër mund të shihet ngadalë duke u gëlltitur nga një mur i madh rere, pluhuri dhe mbeturinash, shrkuan Daily Mail.

Javën e kaluar, kombi u godit nga një sërë stuhish dhe mot ekstrem.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Teksas, ku ndodhi stuhia e pluhurit paralajmëroi për 'sasi të konsiderueshme të pluhurit' dhe deklaroi se ky fenomen ekstrem moti quhet Haboob.

Këto janë formuar nga rryma të forta në rënie të ajrit pas stuhive veçanërisht të këqija, të aftë për të shpërthyer dhe me grimca të dheut të cilat ngrihen deri në 5,000 metra në ajër, sipas AccuËeather.

Muret e grimcave të vogla mund të pengojnë vizionin, por gjithashtu nuk janë të shëndetshme për të marrë frymë, pasi mbajnë një përzierje të kërpudhave, ndotësve, kimikateve dhe elemente të tjera ndotëse./F.H/SYRI.NET

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco