Thyen xhamin për të shpëtuar foshnjën e bllokuar për 12 orë në makinë në mes të të nxehtit: Bebi ‘ishte kthyer në ngjyrë vjollcë'

Thyen xhamin për të shpëtuar foshnjën e bllokuar për 12 orë në makinë në mes të të nxehtit: Bebi ‘ishte kthyer në ngjyrë vjollcë'

20:31, 11/06/2019

Një burrë në Alabama po përshëndetet si një hero, pasi ai shpëtoi një djalë 4-muajsh, i cili thuhet se ishte lënë në një makinë në mes të të nxehtit të madh për gati 12 orë gjatë kësaj fundjave.

“Pasi pashë foshnjën, që po kthehej në ngjyrë të purpur në atë makinë ... Nuk mund ta lija vetëm atë fëmijë atje brenda”, tha Jermius Scott për WALA. “Ky do të kishte qenë një gabim vdekjeprurës”.

Scott tha se kishte vënë re që fëmija ishte vetëm në pjesën e pasme të një makine, pikërisht në kohën që ai ishte duke ecur në makinën e tij jashtë shtëpisë, në Alabama, rreth orës 9 të mëngjesit (me orën e Amerikës), të dielën në mëngjes, citon Syri.net mediat e amerikane .

"Kur pashë atë duke qarë, pothuajse më bëri të qaj edhe unë”, tha Scott për WPMI. “Kështu që unë godita [dritaren e makinë] një herë dhe ajo u thye”.

Fqinji Tarance James tha, se ishte duke u përgatitur për të shkuar në kishë, kur dëgjoi Scottin duke bërë thirrje për ndihmë dhe të gjithë nxituan për të ofruar ndihmë.

“E pashë që fëmija ishte kthyer në vjollcë, po djersiste”. James kujtoi skenën e tmerrshme. “Kur e nxorëm foshnjën nga makina ... (pëlhura, me të cilën ishte mbështjellë ) ishte e lagur, fëmija donte të qante, por nuk mund të qante, o Zot çfarë momenti ".

Përgjegjësit e emergjencave nxituan ta çojnë foshnjën në spital për ndihmën e shpejtë dhe bebi 4-muajsh pritet ta rimarr veten.

Policia tha se babai i djalit supozohet të kujdesej për të, por ai harroi që foshnja ishte në sedijen e pasme të makinë, pasi dy fëmijët e tij të tjerë i kishte në shtëpinë e gjyshes së tyre të dielën mbrëma.

Babai e la fëmijën rreth orës 10:00 të mbrëmjes në automjetin e parkuar, në cilin fëmija qëndroi deri sa u gjet nga Scott në mëngjesin e ardhshëm.

Temperaturat e natës kanë qenë rreth 24 gradë gjatë në natën së të dielës. Ndërsa të hënën në mëngjes, ata arritën deri në 33 gradë. Por brenda një makinë të mbyllur temperatura ndihet shumë herë më shumë.  

Autoritetet ende po hetojnë incidentin. Gjithashtu janë njoftuar edhe shërbimet mbrojtëse të fëmijëve. / SYRI.net /

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco