Shtatë të mbytur pas përmbysjes së barkës me emigrantë në ishullin Lesbos

Shtatë të mbytur pas përmbysjes së barkës me emigrantë në ishullin Lesbos

09:17, 11/06/2019

Athinë – Dy fëmijë, katër gra dhe një burrë u mbytën kur një anije që i mbartte ata u përmbys në ishullin grek të Lesbos të martën, tha roja bregdetare.

57 të tjerë u shpëtuan në operacionin që po vazhdon ende këtë mëngjes. Nuk janë dhënë hollësi mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.

Shumë refugjatë dhe emigrantë përpiqen të kalojnë detin Egje nga Turqia, një udhëtim i shkurtër por i rrezikshëm i goditur shpesh nga moti i keq./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco