Lindi 23 javëshe dhe peshonte vetëm 450 gram, sot feston 2 vjetorin

Lindi 23 javëshe dhe peshonte vetëm 450 gram, sot feston 2 vjetorin

11:37, 10/06/2019

Kjo foshnje tani 2 vjeçe lindi vetëm 23 javëshe dhe ishte në prag të vdekjes për shkak se lindi shumë muaj para kohe.

Nëna e Nicolas, e cila tha se nuk kishte ndërlikime gjatë shtatzënisë deri në gjakderdhje që pësoi në javën e 23 tha: "E di forcën që duhet të ketë nëna e foshnjës dhe për të luftuar në të gjitha drejtimet për mbijetesën e fëmijës.

Mjekët e kishin njoftuar atë se mund të kishte edhe më shumë probleme dhe se me shumë mundëis foshnja nuk do të mbijetonte por ajo sot flet e lumtur dhe madje iu jep kurajo nënave të reja duke iu thënë se foshnja, sot 2 vjeç është një dëshmi e qartë se edhe fëmijët e lindur para kohe mund të mbijetojnë pa asnjë problem, shkruan Daily Mail. 

‘Në momentin që mjeku po fliste për të si për një fetus të zakonshëm me terminologji mjekësore duke thënë se mbase nuk do të mbijetonte, ne u ndjemë të rrënuar pasi ne si prindër kishim foshnjën e shumë pritur dhe për të flitej’, tregon nëna e re.

Nëna dhe babai i saj ishin në gjendje ta merrnin në shtëpi pas 109 ditësh në spital.

Ata thanë se është ende më e vogël se fëmijët e tjerë në moshën e saj, dhe vesh rroba për fëmijët që janë 12 muajshe.

Sot edhe pse ende shumë e vogël ajo gëzon shëndet të plotë dhe por rritet shumë normalisht ashtu si çdo fëmijë tjetër./F.H/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco