Katastrofa në Brazil, eksperti zviceran fillon punën për sigurinë e digave të minierave

Katastrofa në Brazil, eksperti zviceran fillon punën për sigurinë e digave të minierave

10:46, 10/06/2019
A+ Aa A-

Londër – Një ekspert mjedisi zviceran do të bëjë një udhëtim në Brazil këtë javë, për të mbledhur fakte në digën Vale ku ndodhi katastrofa, për të filluar punën për vendosjen e standarteve të reja të sigurisë në digat e minierave.

Siguria e minierave të përdorura për të depozituar mbetjet minerare, mori përparësi pas shkatërrimit të digës Vele në Brumadinho, Brazil, ku në janar vrau 250 persona. Ky ishte shpërthimi i dytë i digës Vale në Brazil në më pak se katër vjet.

Këshilli ndërkombëtar i Minierave dhe Metaleve (ICMM) tha në mars se ishte duke punuar mbi standartet e reja me programet e Mjedisit të OKB dhe trupën e investitorëve. Firmat minerare gjithashtu thanë se janë duke e shqyrtuar çështjen dhe kanë ngritur një task force.

Bruno Oberle, që ish-ministër zviceran, që punon për agjensinë e mjedisit të Zvicrës, tha për  Këshillin Ndërkombëtar të Minierave dhe Metaleve se kishin zgjedhur dikë jashtë kësaj industrie për të mbikqyrur inisiativën.

“Dallimi kryesor midis këtij dhe të mëparshmit është pavarësia e tij”. Oberle tha se standartet do të publikoheshin në një raport në fillim të vitit 20020 dhe do të bëheshin të detyrueshme për të 26 anëtarët e ICMM./SYRI.NET 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco