Katër ngjarjet që bota pret këtë javë

Katër ngjarjet që bota pret këtë javë

09:15, 10/06/2019
A+ Aa A-

Është e hënë, javë e re dhe ndërkohë që nuk e dimë se çfarë do të ndodhë shtatë ditët në vazhdim, e kemi një njëfarë ideje për ato që janë në vazhdim.

I. Ndizet gara për Kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe

Java e kaluar ishte shumë e ngarkuar për kryeministren britanike në ikje Theresa May.  Ajo u takua me Presidentin amerikan Donald Trump, udhëtoi për në Francë për përkujtimin e zbarkimit të aleatëve në Normandi dhe të premten zyrtarisht, dha dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore. Ndërsa ajo do të mbetet si kryeministre deri në fund të korrikut,  gara për ta zëvendësuar atë është ndezur.

E hëna është afati i fundit për kandidatët që të paraqitur vetën si kryeministër dhe lidër të partisë. Një numër emrash të profilit të lartë, si Boris Johnson dhe Michael Gove, e kanë njoftuar tashmë qëllimin e tyre.

Image

2. Assange kthehet në gjykatë

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange është gati për t’u paraqitur në gjyq në Londër të mërkurën. Ai është duke luftuar kundër ekstradimit në SHBA  lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me sekretet qeveritare amerikane.

Seanca ishte planifikuar fillimisht në 30 maj, por avokati i tij tha se 47-vjeçari ishte shumë i sëmurë për t’u paraqitur. “Shëndeti i tij vazhdon të përkeqësohet dhe ai ka humbur në mënyrë dramatike peshë”, tha një zëdhënës për Wikileaks.

Assagne kërkoi azil politik në ambasadën e Ekuadorit në 2012. Ai aktualisht po kryen 50 javë burg në Belmarsh të Londrës për shkeljen e lirimit me kusht. Nëse dënohet për të gjitha akuzat, Assange mund të dënohet me 175 vjet burg.

Image

3. Një betejë midis Rusisë dhe Ukrainës për objektet e arta të lashtësisë

Për vite, Rusia dhe Ukraina kanë luftuar për një koleksion objektesh muzeore të çmuara, prej  ari.  Më shumë se 2000 objekte nga muzei  i Krimesë, përfshirë bizhuteri antike, xhevahire dhe helmeta, kanë qënë subjekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë ligjore.

Objektet muzeore kanë qënë në një muze në Amsterdam në kohën kur Rusia me forcë aneksoi Krimenë në mars të 2014-ës. Në këtë koleksion përfshihet një helmetë ceremoniale skithiane e artë e shekullit IV para Krishtit.

Ato kanë mbetur në Holandë dhe të dyja Rusia dhe Ukraina e pretendojnë atë. Të martën, një gjykatë holandeze do të japë vendimin se kujt duhet t’i dorëzohen thesaret.

Image

4. Hapet parajsa e lojërave

Një nga konferencat më të mëdha të lojërave në botë hapet në Los Anxhelos të martën. Ekspozita E3 është mbajtur për më shumë se dy dekada dhe afron një mundësi që gjigandët e lojërave të shfaqin produktet e  tyre të reja e më të shkëlqyera. Shtatëmijë persona u dyndën në këtë aktivitet vitin e kaluar./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco