Këshilli britanik synon parandalimin e kthimit të shtëpisë së Skripalëve në biznes, mund ta blejë

Këshilli britanik synon parandalimin e kthimit të shtëpisë së Skripalëve në biznes, mund ta blejë

08:51, 10/06/2019
A+ Aa A-

Një këshill rajonal në Britani të Madhe është duke konsideruar blerjen e shtëpisë ku janë helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, pas shqetësimeve se kjo pronë mund të kthehet në biznes fitimprurës nga vizitat e vendit famëkeq.

Zyrtarët nga vendi Uitshër, janë cituar të kenë thënë se fqinjtë e Skripalit janë të frikësuar se kjo shtëpi mund të shkaktojë pengesa në trafik për shkak të interesimit të madh që mund të ekzistojë për ta vizituar këtë objekt.

“Këshilli është i përkushtuar që të mos e kthejë historinë e pronës në tregti dhe është i gatshëm ta blejë nëse pronari është i gatshëm ta shesë”, është cituar të ketë thënë drejtori i këshillit, Alistair Cunningham.

Skripal dhe vajza e tij, Yulia kanë qëndruar disa javë në spital, pas helmimit me agjent nervor, Noviçok në Sallsbëri në mars të vitit të kaluar.

Sulmi ndaj tyre besohet se është kryer nga dy zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse, Anatoly Chepiga dhe Aleksandr Mishkin.

Si pasojë e kontaktit me Noviçok në këto hapësira, një civil britanik ka humbur jetën disa ditë më vonë.

Prej kur ka ndodhur aksidenti, komuniteti ndërkombëtar ka akuzuar Kremlinin për kryerje të sulmit.

Kremlini në anën tjetër, ka mohuar çdo keqbërje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco