Qershori është muaji i Jupiterit dhe Hënave të tij, të dukshme me dylbi

Qershori është muaji i Jupiterit dhe Hënave të tij, të dukshme me dylbi

08:41, 10/06/2019
A+ Aa A-

Për dashamirët e hapësirës në mbarë botën, muaji i qershorit do të jetë yjor: Jupiteri do të jetë i dukshëm, dhe ata që dëshirojnë të shikojnë Hënat e tij mjafton të kenë një palë dylbi dhe do mund t’i shikojnë pa asnjë problem.

NASA ka thënë se Jupiteri "është më i dukshëm se çdo herë tjetër dhe më i shndritshëm këtë muaj" dhe mund të vërehet në detaje me vetëm një minimum të pajisjeve, shrkuan CNN.

"Planeti më i madh i sistemit diellor është një xhevahir i shkëlqyeshëm për syrin e zhveshur, por duket fantastik përmes një dylbie ose një teleskopi të vogël, i cili do t'ju lejojë të dalloni 4 Hënat më të mëdha të tij", shkruan NASA.

Shikuesit me fat mund të shikojnë edhe retë që rrethojnë planetin.

Dashuruesit e Hapësirës do të jenë në gjendje të shohin planetin gjigant më qartë në 10 qershor kur Toka dhe Dielli janë rregulluar në një vijë të drejtë. Por NASA ka rezervuar muajin e tërë si ofertë optimale për të parë planetin e gaztë.

Nga 14 deri më 19 qershor, në qiell mund të shihet një "linjë e bukur" e Hënës, Jupiterit dhe Saturnit, të cilat do të ndryshojnë çdo natë ndërsa Hëna orbiton Tokën, tha NASA.

Edhe nësë ju nuk do të jeni në gjendje të shikoni diçka përmes teleskopit ose dylbive në internet do të paraqitet gjithçka./F.H/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco