Lirohen 8 gra viktima të trafikimit, policia spanjolle arreston 21 persona

Lirohen 8 gra viktima të trafikimit, policia spanjolle arreston 21 persona

08:31, 10/06/2019
A+ Aa A-

Policia në Spanjë shpëtoi 8 gra të cilat po mbaheshin në një shtëpi në Marbella dhe arrestoi 21 të dyshuar si anëtarë të bandës të cilët supozohet të kenë kryer shfrytëzimin seksual të grave.

Sipas policisë, gratë po mbaheshin në një bodrum dhe e kishin të ndaluar që të dilnin nga aty, dhe janë nxjerrë për prostitucion. Ata ishin të nënshtruar “lodhjes, dënimit dhe kërcënimeve” nga anëtarët e bandës.

Disa nga gratë e shpëtuara ishin rekrutuar si prostituta, ndërsa të tjerave u ishte thënë se do të punonin në sallone masazhi në qytetin në jug të Spanjës, thekson policia.

Policia beson se personat e arrestuar janë anëtarë të bandës që drejtohet nga portugezët dhe se janë marrë edhe me shitjen e drogës.

Rasti u zbulua pas lajmërimit në linjën telefonike të policisë për raste të shfrytëzimit seksual./AA/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco