SHBA ultimatum Turqisë/ Afat deri në fund të korrikut

SHBA ultimatum Turqisë/ Afat deri në fund të korrikut

22:43, 09/06/2019
A+ Aa A-

Washingtoni e vendos Ankaranë mes dy zgjedhjeve, të vazhdojë me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 apo t’a pezullojë atë për të blerë 100 avionët avionët luftarakë amerikanë F-35.

Ky është ultimatumi që Sekretari Amerikan i Mbrojtjes i vendosi përmes kësaj letre, ministrit turk të mbrojtjes.

“Turqia nuk do të marrë F-35-at, nëse merr S-400-at. Keni ende mundësinë për të ndryshuar kursin për S-400-ën”.

Pentagoni ka argumentuar se nëse avionët F-35 fluturojnë brenda rrezes së radarëve të sistemit S-400, rusët mund të grumbullojnë fshehurazi informacione për pjesë të veçanta të avionëve ushtarakë amerikanë.

Megjithatë Presidenti turk Recep Tayip Erdogan e ka bërë të qartë vendosmërinë për t’a çuar deri në fund instalimin e sistemit rus të mbrojtjes ajrore në Turqi.

Presidenti turk është shprehur më herët se amerikanët nuk kanë qenë të gatshëm për t’u shitur turqve sistemin raketor “Patriot”.

Vendimin përfundimtar duhet t’a marrë deri në fund të korrikut.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco