Masakroi një burrë në sy të fëmijëve, arrestohet një prej kriminelëve më të kërkuar në Europë…

Masakroi një burrë në sy të fëmijëve, arrestohet një prej kriminelëve më të kërkuar në Europë…

18:27, 09/06/2019

Një nga njerëzit më të kërkuar në Europë, është arrestuar në Maltë, pas 16 vitesj jete në arrati. Ai akuzohet për vrasjen dhe torturimin e një burri në sy të fëmijëve të tij.

Hetuesit kanë kërkuar 41 vjeçarin Christopher Guest More Jr, prej momentit kur ai u largua nga vendngjarja pas vrasjes së Brian Ëaters në 19 qershor 2003.

Viktima 44 vjeçare u torturua dhe u rrah deri sa vdiq, në sy të dy fëmijëve të tij të rritur. Ngjarja ka ndodhur në Burnt House Farm në Tabley, pranë Knutsford, Cheshire në Britaninë e Madhe.

James Raven, 60 vjeç, Otis Matthews, 41 vjeç dhe and John Wilson, 69 vjeç janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Waters.

Viktima është lidhur në një karrike përpara se grupi ta dhunonte dhe keqtrajtonte atë në sy të të birit Gavin, i cili gjithashtu u dhunua, si dhe të vajzës 21-vjeçare Natalie, e cila u mbajt nën kërcënimin e armës. Ajo u detyrua të shikonte se si po vritej i ati.

Waters pësoi 167 lëndime në trup gjatë 3 orëve të dhunës së ushtruar ndaj tij. Tre të dënuarit kanë dhunuar burrin në mënyrë brutale, duke i hedhur atij acid në lëkurë, plastikë të shkrirë dhe të nxehtë, e më pas e kthyen me kokën poshtë dhe e sulmuan seksualisht me një hekur.

Christopher Guest More Jr prej shumë kohësh ishte në listën e njerëzve më të kërkuar në Europë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco