Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Kandidat për të zëvendësuar Thereza May, Hunt: BE-ja është e gatshme të rinegociojë Brexit

Kandidat për të zëvendësuar Thereza May, Hunt: BE-ja është e gatshme të rinegociojë Brexit

18:06, 09/06/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, i cili është edhe kandidat për ta zëvendësuar Theresa May në postin e kryeministrit, tha sot se kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian është i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen e Brexitit.

Hunt tha se ka biseduar me Merkel gjatë përkujtimit të Betejës së Normandisë dhe tha se ndryshimi i marrëveshjes së arritur nga May për daljen e Britanisë nga BE-ja, është i mundshëm.

“Merkel tha se natyrisht se me një kryeministër të ri të Brtianisë, ne do ta shikojmë edhe njëherë çështjen dhe zgjidhjet që kryeministri do të ofrojë”, tha Hunt për Sky Neës.

“Jam shumë i bindur se nëse kemi qasjen e duhur për këtë çështje, evropianët do të kenë vullnet që ta rinegociojmë marrëveshjen”, tha ai.

Brtiania vitin e kaluar ka arritur një marrëveshje për daljen nga BE-ja, por Parlamenti britanik vazhdimisht e ka refuzuar atë. Ky shtet duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo paraprakisht Parlamenti duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundrejt 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco