Marshim i homoseksualëve në Athinë, në kujtim të aktivistit të rrahur për vdekje/ Video e tmerrshme

Marshim i homoseksualëve në Athinë, në kujtim të aktivistit të rrahur për vdekje/ Video e tmerrshme

12:17, 09/06/2019

ATHINE - Njerëzit që morën pjesë në Paradën e Krenarisë së Homoseksualëve në Athinë të shtunën, bënë homazhe në kujtim të një aktivisti të LGBTI që u godit për vdekje vitin e kaluar; marshuesit shpërndanë xixa dhe shkëlqim në vendin ku ai ishte vrarë.

Mijëra njerë morën pjesë në marshimin që zhvillohej për të 15-in vit, e që sivjet i dedikohej kujtimit të Zaharia Kostopulos, i njohur gjithashtu  me emrin e tij skenik  Zaki Oh! Kostopulos ishte një aktivist aktiv i komunitetit homoseksual dhe gjithashtu bënte fushatë për të drejtat e njerëzve të infektuar me HIV.

33-vjeçari vdiq në 21 shtator pasi u godit nga pronari i një dyqani bizhiterish dhe një kalimtar, pasi u përpoq të dilte nga xhamat e dyqanit. Videoja e hedhur në internet më poshtë tregon se si Kostopulos i rrëzuar po përpiqej të largohej, kur po shkelmohej dhe pastaj të prangosej nga policia. Ai u shpall i vdekur në spital.

Katër oficerë policie, pronari i dyqanit dhe një persona tjetër u akuzuan për shkaktimin e lëndimeve fatale trupore. Rruga e marshuesve kaloi para dyqanit ku Kostopulos u sulmua. Disa njerëz shpërndanë xixa dhe vezullime në atë vend, ndërkohë që dikush shkroi me ngjyrë rozë në trotuarin përpara dyqanit të stolive: Vrasës! /SYRI.NET

Videoja  e vrasjes së Zaharia Kostopulos

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco