FAO: Çmimi i ushqimeve në mbarë globin u rrit

FAO: Çmimi i ushqimeve në mbarë globin u rrit

07:53, 07/06/2019

Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), kushtet e këqija klimatike shkaktuan tension në furnizimin me djathë dhe misër dhe si pasojë çmimi i ushqimeve në mbarë globin u rrit 5 muaj me radhë.

Në maj, me ndikimin e thatësirës, në Oqeani pati rënie në eksportin e produkteve të qumështit dhe si pasojë treguesi i çmimit të produkteve të qumështit u ngrit 5.2% në krahasim me prillin duke arritur pikun e 5 viteve të fundit. Njëkohësisht, në shumë shtetete amerikane ndodhën përmbytje dhe reshje të mëdha, të cilat ndikuan mbjelljen e misrit dhe ngritën treguesin e çmimit të drithërave prej 1.4%.

Sipas parashikimit të FAO-s, vëllimi i prodhimit të misrit u ul me 10% në krahasim me vitin e kaluar si pasojë e motit të keq. /Wang Lei/CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco