Izraeli emëron ministrin e parë homoseksual në historinë e tij Amir Ohana me partnerin e tij Alon Hadad dhe dy fëmijët e tyre

Izraeli emëron ministrin e parë homoseksual në historinë e tij

07:26, 07/06/2019

Për herë të parë në historinë e Izraelit është emëruar një ministër i cili ka deklaruar hapur se është homoseksual, raporton BBC. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e emëroi Amir Ohana, 43 vjeç, ministër në detyrë i Drejtësisë.

Z.Ohana vjen nga partia Likud e kryeministrit Netanyahu, dhe konsiderohet si njëri ndër zyrtarët me besnik të Netanyahut. Emërimi i tij vjen disa ditë pasi parlamenti u shpërbë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, njofton REL.

Z. Netanjahu shkarkoi ministren e mëparshme të Drejtësisë, Ayelet Shaked, tre ditë më parë. Partia e saj, ishte pjesë e koalicionit të Netanjahut, por nuk mori vende të mjaftueshme për t'u kthyer në parlament në zgjedhjet e muajit maj.

Izraeli pritet të mbajë sërish zgjedhje pasi kryeministri Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës bazuar në rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në muajin maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco