Fshatarët irlandezë presin në festë, ardhjen e Donald Trump

Fshatarët irlandezë presin në festë, ardhjen e Donald Trump

13:54, 06/06/2019

Banorët e fshatit irlandez Doonbeg dolën me qindra për t’i uruar mirëseardhjen presidentit amerikan Donald Trump në bregun perëndimor të vendit. Presidenti amerikan ishte për një vizitë të shkurtër në Republikën e Irlandës pas vizitës së tij shtetërore në Britaninë e Madhe.

Ai dhe familja e tij janë duke qëndruar në një vendpushim të madh golfi, që ai e ka në pronësi, jashtë fshatit. Banorët e Doonbeg dhe vizitorët që u mblodhën në fshat të mërkurën në mbrëmje thanë plot lëvdata për Presidentin Trump./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco