VIDEO/ 5 vjeçarja trime: Bën sport edhe pse ka humbur krahët e këmbët

VIDEO/ 5 vjeçarja trime: Bën sport edhe pse ka humbur krahët e këmbët

08:40, 06/06/2019

Një vogëlushe që sfidon sëmundjen e frikshme të kancerit ka arritur rezultate të larta si gjimnaste.

Harmonie-Rose Allen, pesë vjeç, ka humbur të katër gjymtyrët nga meningjiti kur ishte vetëm 11 muajshe, por nuk është duke e lënë paaftësinë e saj fizike ta pengojë, shkruan, The Sun.

E pajisur me gjymtyrët e saj purpur protetike, ajo tenton të kalojë çdo sfidë në kurset e saj të gjimnastikës.

Harmonie, nga Bath, ka një pasion të madh për sportin dhe ka vendosur të bëjë edhe më shumë gjimnastikë si aktivitet edhe pse mësuesit e saj janë të shqetësuar për këtë gjë.

Zonja Hall nëna e vogëlushes dhe partneri i saj, Ross Allen, 25 vjeç, nga Bath, Somerset, kishin parë Harmonie të merrte hidhte hapat e saj të parë vetëm dhjetë ditë para se ajo të sëmurej me virusin vdekjeprurës B të meningjitit në 2014.

Mjekët u thanë se kishte vetëm dhjetë për qind mundësi për mbijetesë dhe Harmonie ishte një nga rastet më të këqija me këtë sëmundje që ata kishin parë ndonjëherë por realisht ndodhi krejt e kundërta vogëlushja sot është 5 vjeçe dhe edhe pse e gjymtuar merret me shumë aktivitetet dhe ka shumë dashuri për jetën./F.H/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco